Muslimani duhet ta sjellë ndërmend nijetin në çdo kohë dhe për çdo vepër, madje edhe në gjërat që konsiderohen zakon apo traditë, në mënyrë që t’i shtohet dhe lartësohet shpërblimi. Për këtë arsye, shumë dijetarë kanë thënë: “Nijeti është tregtia e dijetarëve”, domethënë se me vepra të pakta ata përfitojnë shpërblime të mëdha, për shkak të dijes së tyre mbi madhështinë e nijetit. Nijeti për ta është fitimprurës.

Dijetari, për një vepër të vetme, sjell ndërmend disa nijete, dhe Allahu i shkruan shpërblime të shumta, ndonëse ai kryen vetëm një vepër. Kur një person kujton shpërblimin për hapat që hedh drejt xhamisë, kujton shpërblimin e pritjes nga një namaz në tjetrin – sikur të ishte në roje në kufi – kujton shkuarjen herët në namaz, ligjshmërinë e ecjes me qetësi dhe maturi gjatë rrugës për në xhami, e të ngjashme, për të gjitha këto ai shpërblehet më shumë sesa një tjetër që ka vetëm një nijet të vetëm.

Nga ana e jashtme, veprat e tyre janë të njëjta, por ata dallojnë në nijete.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi