Pyetje: Çfarë duhet të dish për kalendarin hēnor dhe muajt e vitit sipas këtij kalendari?
Përgjigja:
Janë disa çështje që duhet t’i njohësh rreth kalendarit hënor dhe muajt e vitit.
Së pari:
Allahu i grupoi ditët në javë dhe javët në muaj ku çdo muaj është i barabartë me 29 ose 30 ditë dhe si shenjë për këtë Allahu përcaktoi hënën, e cila në ciklin e saj mangësim-plotësim do 29 ose 30 ditë. Allahu i Madhëruar për këtë thotë:
“هُوَ الَّذِي جَعَلَ الشَّمْسَ ضِيَاءً وَالْقَمَرَ نُورًا وَقَدَّرَهُ مَنَازِلَ لِتَعْلَمُوا عَدَدَ السِّنِينَ وَالْحِسَابَ ۚ .
“Është Ai i cili e bëri diellin ndriçim dhe hënën dritë dhe i përcaktoi asaj (hënës) fazat që të dini numrin e viteve dhe llogaritjen e tyre.” (Junus: 5)
Profeti alejhis-salatu ues-selam në një hadith të transmetuar nga Ibn Umeri -radijallahu anuma- thotë:
“Ne jemi umet (popull) analfabet nuk lexojmë dhe as llogarisim. Muaji është: kështu dhe kështu” (duke bërë me gishta një herë 29 dhe një herë 30.) (Transmeton Buhariu).
Së dyti:
Allahu i Madhëruar i grupoi muajt në vite, ku çdo vit është i barabartë me 12 muaj (cikle hënore mangësim-plotësim). Allahu i madhëruar për këtë thotë:
” إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِندَ اللَّـهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِي كِتَابِ اللَّـهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ۚ ذَٰلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ ۚ فَلَا تَظْلِمُوا فِيهِنَّ أَنفُسَكُمْ…”
“Numri i muajve tek Allahu është 12 muaj, në librin e Allahut, atë ditë që ka krijuar qiellin dhe tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë. Kjo është feja e drejtë pra mos i bëni zullum vetes tuaj në to.”(Et-Teube: 36).
▣ Muajt hënorë janë:
1- Muharrem,
2- Safar,
3- Rabi-ul-Euuel,
4-Rabi-ul-Akhir,
5- Xhumade El-Ula,
6- Xhumade el-Ukhra,
7- Rexhep,
8- Shaban,
9- Ramazan,
10- Sheual,
11- Dhul-Kade,
12- Dhul-Hixhxhe.
Katër prej këtyre muajve janë të shenjtë: Tre janë të renditur njëri pas tjetrit:
Dhul-Kade,
Dhul-Hixhe,
Muharrem
dhe njëri është tek; ai është Rexhepi.
Për këtë dëshmon hadithi i Profetit alejhis-salatu ues-selam- ku thotë:
“Viti është 12 muaj, katër janë të shenjtë: tre njëri pas tjetrit Dhul-Kade, Dhul-Hixhe, Muharrem dhe Rexhepi i Mudarit (sipas llogaritjes së fisit të Mudarit) i cili është mes Xhumades dhe Shabanit.”
(Mutefekun alejhi).
Së treti:
Prej Mirësisë së Allahut mbi këtë umet është që kalendari ynë është i lidhur me hënën dhe hëna si gjë e dukshme e bën shumë të lehtë përcaktimin e kohës dhe ditët nëpërmjet saj. Për këtë Allahu thotë në Kur’an:
” يَسْأَلُونَكَ عَنِ الْأَهِلَّةِ ۖ قُلْ هِيَ مَوَاقِيتُ لِلنَّاسِ وَالْحَجِّ ۗ…”
“Të pyesin ty për hënat e reja, thuaju se ato janë përcaktuese të kohës për njerëzit dhe haxhin.” (El-Bekara: 189)
Së katërti:
Gjykimi fetar i fillimit të muajit eshte ne baze te shikimit te henes dhe jo te kalendarit të shkruar..
Allahu thotë në Kur’an:
(يَسْأَلُونَكَ عَنِ الْأَهِلَّةِ ۖ قُلْ هِيَ مَوَاقِيتُ لِلنَّاسِ وَالْحَجِّ )
“Të pyesin ty (o Muhammed!) për hënën, (ndryshimin e saj); thuaju: “Këto për njerëzit janë përcaktuese të kohës dhe të haxhit”.[Bekare: 189]
Dhe Profeti – salallahu alejhi ue selem – ka thënë per fillimin e agjerimit te muajit Ramazan:
“صُومُوا لِرُؤْيَتِهِ، وَأَفْطِرُوا لِرُؤْيَتِهِ، فَإِنْ غُمَّ عَلَيْكُمْ فَأَكْمِلُوا الْعِدَّةَ ثَلاثِينَ”
“Kur të shihni hënën e re (të muajit të Ramazanit), filloni agjërimin dhe kur të shihni hënën e re (të muajit të Shevalit), ndalojeni atë. Ndërsa, po të jetë qielli i vrenjtur (dhe nuk e shihni dot hënën e re), atëherë llogariteni hënën (muajin Shaban) (30 ditë).” (Buhariu: 1990)
I njejti percaktim i henes behet edhe per muajt e tjere, nese nuk shihet hena ne diten e 29 te çdo muaji, atehere plotesohet muaji 30 dite.
/Dr. Adelina Kuçana/




