Përgjigja:  

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

  • Nëse është qëllimi që të falen këto dy rekate para se të falet namazi farz i akshamit dhe tashmë është futur koha e namazit të akshamit: Lejohet të falesh nafile, duke u bazuar tek hadithi i Profetit -paqja qoftë mbi të-: “Faluni para namazit të akshamit (farzit) dhe herën e tretë tha: ‘Për atë që don’ nga frika se mos njerëzit e marrin këtë si sunet” (Transmeton Buhariu 1183). Dhe këto dy rekate nuk janë sunet, por nafile.

  • Nëse është për qëllim falja e dy rekateve para futjes së kohës së akshamit, në kohën e perëndimit të diellit: Dijetarët kanë thënë se është e urryer të falet namaz pas faljes së namazit të ikindisë derisa të perëndojë dielli, bazuar në hadithin e Profetit -alejhi selam- që ka thënë: “Nuk ka namaz pas namazit të sabahut derisa ngrihet dielli dhe nuk ka namaz pas ikindisë derisa të perëndojë dielli” (Mutefekun alejhi).

Dr. nga Adelina Kuçana