Dhe si ta lejojmë lëndimin të kalojë pa na e thyer zemrën? Në tre vende të Librit të Allahut, Allahu i Madhëruar na mëson se si të veprojmë:

​1. Surja El-Hixhr, ajetet 97–98

​“Ne e dimë se ty të ngushtohet gjoksi për atë që ata thonë. Prandaj, madhëroje Zotin tënd me falënderim dhe bëhu prej atyre që bien në sexhde.”

 

​2. Surja Kaf, ajetet 39–40

​“Bëj durim për atë që thonë ata dhe madhëroje Zotin tënd me falënderim para lindjes së diellit dhe para perëndimit. Dhe gjatë natës madhëroje Atë dhe pas sexhdeve.”

 

​3. Surja Ta-Ha, ajeti 130

​“Bëj durim për atë që thonë ata dhe madhëroje Zotin tënd me falënderim para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij; dhe gjatë orëve të natës madhëroje Atë dhe në skajet e ditës, që të arrish kënaqësinë.”

 

​Fuqia e Tesbihut

​Tesbihu (përmendja e Allahut) e mbron zemrën nga ndikimi i fjalës së keqe dhe të dhuron ndjenjën e kënaqësisë që vendoset thellë në zemër.

​O Allah, na mjafto me Ty dhe mos na largo prej Teje; na dhuro kënaqësi dhe qetësi në zemrat tona.

​Hoxhë Enes Goga