Falënderimi i takon vetëm Allahut, dhe paqja, mëshira dhe bekimi qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka më profet. Më pas:
Dijetarët e umetit, prej kohësh, kanë dhënë fetva për bojkotimin e sionistëve politikisht dhe ekonomikisht, për luftimin e tyre ushtarakisht, dhe kanë ndaluar normalizimin ekonomik dhe çdo formë tjetër normalizimi me ta.
Ata gjithashtu kanë dhënë fetva për bojkotimin e atyre që kanë sulmuar parimet dhe themelet e Islamit, siç janë francezët, indianët dhe danezët, për shkak të fyerjeve ndaj Islamit dhe Profetit ﷺ.
Këtë e mbështesin në përgjithësinë e ajeteve dhe haditheve për xhihadin, në urdhrin për të urdhëruar në të mirë dhe për të ndaluar të keqen, si dhe në atë që ka urdhëruar Profeti ﷺ për luftimin e idhujtarëve me pasuri, ashtu si me trup dhe me gjuhë.
Është vërtetuar nga Enesi se Profeti ﷺ ka thënë:
“Luftoni idhujtarët me pasurinë tuaj, me jetën tuaj dhe me gjuhën tuaj.”
(Transmeton Ebu Davudi me zinxhir të saktë)
Ata gjithashtu mbështeten në interesin e përgjithshëm (maslahah mursalah), në rregullat e përgjithshme të fikhut, në kuptimin e realitetit dhe pasojave, dhe në parimin:
“Çdo gjë pa të cilën nuk realizohet detyrimi, bëhet vetë detyrim.”
Përveç kësaj, këto hurma vijnë nga tokë e grabitur, dhe grabitësi nuk është pronar i saj në thelb.
Ky gjykim vlen edhe për hurmat dhe mallrat e tjera që eksportohen nga armiku.
Ndërsa produktet që prodhohen nga vetë palestinezët vendas, nuk përfshihen në këtë ndalim.
Dihet se çdo fatkeqësi që ka goditur botën islame dhe arabe në formën e komplotit, mashtrimit dhe intrigave kundër fesë, vendeve të shenjta, nderit, pasurisë dhe tokës zakonisht thuhet për të: “Kërko pas saj sionistët!”
Ajo që kanë bërë dhe po bëjnë dje, sot dhe nesër, e mbyll përfundimisht derën e bashkëpunimit me ta në çdo çështje ekonomike, civile, politike apo ushtarake.
Gjendja e tyre është ashtu siç thotë Allahu:
“Ata nuk do të pushojnë së luftuari kundër jush derisa t’ju kthejnë nga feja juaj, nëse munden.”
Bazuar në sa u përmend më sipër, nuk lejohet asnjë kundërshtim apo mospajtim për ndalimin e shitjes, blerjes dhe importimit të këtyre hurmave.
Po ashtu, nuk duhet të ketë mospajtim për detyrimin e paralajmërimit ndaj përhapjes së tyre në tregjet arabe, islame dhe tek ne, dhe për ndalimin e mashtrimeve për promovimin e tyre, edhe nëse bëhet përmes rieksportimit nga Jordania apo vende të tjera, si Amerika.
Allahu e di më së miri.
Muftiu: Dr. Muhamed Jesri




