Përgjigja:
Sa i përket pranimit të lutjes, së duasë, të atij që nuk falet, duhet të shikojmë:
Ai i cili nuk falet, ose nuk falet hiç, dhe namazin e lë shkak mohimi, e injoron (ruanat Zot) ai ka dalë prej dinit (fesë) dhe kjo është punë shumë e keqe te Allahu i Madhëruar. Atij lutja nuk i pranohet si e veçantë.
Ndërsa lutjet e përgjithshme mund t’i pranohen besimtarit edhe jobesimtarit. Si fjala vjen: nëse dikujt i ka bërë zullum, ose kur është në siklet e vështirësi të mëdha. Për ata që janë në vështirësi të mëdha e në siklet të madh:
“Kush i përgjigjet të nevojtarit kur ai e lutë Atë dhe ia largon të keqen?”
Dhe Allahu këtë ua drejton mekasve, paganëve. Allahu e cek në disa ajete Kuranore se si Zoti u përgjigjet nevojtarëve të cilët kur janë në siklet të madh e lusin Allahun, anipse kur dalin në selamet (shpëtim) pastaj i bëjnë shirk Zotit.
Pra, janë duatë, lutjet të cilat në kuptim të përgjithshëm mund t’ia pranojë i Madhi Allah. Ndërsa në kuptim të ngushtë, si mysliman, me ia pranuar Allahu atij duanë pra shikojmë:
- Nëse e lë namazin shkak mohimi, ai është në rangun e jobesimtarëve dhe nuk i pranohet duaja.
- Ndërsa, nëse e lë namazin shkak përtacie (herë e fal e herë e lë), atëherë ne gjykojmë e Allahu e di më së miri se ai është mysliman, por gjynahqar i madh. Duaja e tij është më e lehtë me u pranuar, inshaAllah Teala.
/Hoxhë Dr Shefqet Krasniqi/




