A lejohet shitblerja e qenit?
Pejgamberi, alehi salatu ue selam, në një hadith ka ndaluar çmimin e qenit, d.m.th. shitblerjen e tij. Po ashtu e ka ndaluar edhe fitimin që e merr një fallxhor, edhe fitimin që e merr një lavire. Edhe pse puna e tyre, pra lavirja edhe fallxhori, janë vepra jashtëzakonisht të shëmtuara, po Profeti, alehi salatu ue selam, i ka rreshtuar së bashku me qenin për me tregu që edhe fitimi i qenit, shitblerja e tij, është haram, është e ndaluar.
Pse është e ndaluar shitblerja e qenit?
Kjo është një çështje diskutabile te dijetarët, po ata që e ndalojnë thonë:
- Për shkak se qeni është i papastër.
- Për shkak se qeni nuk ka vlerë te tregu i muslimanëve.
Allahu i Lartësuar e ka krijuar qenin edhe ia ka nënshtru njeriut me i kry shërbime, po nuk ka vlerë monetare. Tash, a lejohet me u mbajt qeni? Mbajtja e qenit pa arsye është gjynah dhe t’i pakëson shpërblimet, po sheriati i ka leju tri raste:
- Me mbajt qenin për ruajtjen e shtëpisë.
- Me mbajt qenin për ruajtjen e kafshëve shtëpiake (gjesë së gjallë).
- Edhe me mbajt qenin për gjueti.
Në këto tri raste, a lejohet me u shit edhe me u ble qeni? Kjo është një temë e gjerë që kanë folë dijetarët dhe do të flasim në temat e ardhshme, ashtu siç do të flasim edhe për macen edhe për kafshët e tjera.




