Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Nëse hyjë në xhami ndërsa është duke u thirrur ikameti, a më lejohet që t’i fali dy rekate tehijatul mesxhid shpejtë dhe pastaj të bashkohem me xhematin?

Përgjigje: Jo!

Profeti ka thënë:
“Nëse thirret ikameti, nuk ka namaz tjetër përveç namazit farz.”(Transmeton Muslimi (710). Hadithi është autentik.

Prandaj nuk lejohet që të falësh asnjë namaz tjetër përveç atij për të cilin është thirrur ikameti.

Sherh Ighathat-il-Lahfan (63)

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan