Pyetja: A llogaritet drejtimi i Kibles duke e parë hartën e botës si të rrafshtë, apo duke e parë vendndodhjen e Mekës në globin sferik? Për shembull, nga Nju Jorku drejt Mekës, drejtimi i Kibles në një hartë të rrafshtë është juglindje, ndërsa nëse e shohim globin është verilindje. Ju lutem shpjegoni se cilin drejtim duhet të ndjekim.
Përgjigjja:
I gjithë falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve….
Personi që nuk është në gjendje ta shohë Qaben, e ka obligim të drejtohet nga drejtimi i saj, dhe jo domosdoshmërisht drejt vetë trupit të Qabes.
Prandaj, ai që ndodhet larg Qabes dhe nuk mund ta shohë atë, obligohet vetëm të drejtohet kah drejtimi i saj në atë masë sa të ketë bindje mbizotëruese se Kibla ndodhet në drejtimin përballë tij.
Sa i përket pyetjes se në cilën hartë duhet të mbështetet njeriu, përgjigjja është se ai duhet të drejtohet kah Qabja duke marrë parasysh distancën më të shkurtër dhe formën sferike të Tokës, me të cilën Allahu e ka krijuar atë, e jo duke u bazuar në supozimin se Toka është e rrafshtë.
Allahu e di më së miri.
Burimi: islamweb.net/ Solli në gjuhen shqipe pergjigje.net




