Pyetja

Një person është duke plotësuar një formular aplikimi në një kurs ose për një punë që dëshiron të bëjë, dhe pyetet rreth arsimimit të tij, p.sh., “cili është niveli më i lartë i arsimit që keni arritur?”. Megjithatë, ai i ka fituar kualifikimet e tij duke kopjuar/mashtruar. A mund t’u përgjigjet ai këtyre pyetjeve dhe t’i shënojë kualifikimet e fituara përmes mashtrimit, apo kjo do ta bënte haram (të ndaluar) kursin që ai përfundon ose punën që merr?

Përgjigjja

I gjithë lavdërimi i përsosur i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve…

Personi i përmendur duhet të nxitoi të pendohet te Allahu i Madhërishëm për mashtrimin (kopjimin) që ka bërë, dhe duhet të jetë i kujdesshëm në të ardhmen që t’i shmanget mashtrimit, sepse ai është fetarisht i ndaluar, siç ka thënë Profeti (salallahu alejhi ue selem) : “Kush na mashtron neve, nuk është prej nesh (nuk është në rrugën tonë).”(Transmeton Muslimi).

Për më tepër, nëse mashtrimi nga ana e tij ka ndodhur në disa lëndë apo ngjashëm, ne shpresojmë që ai nuk bën mëkat duke përfituar nga dëftesa/diploma që ka marrë si për shembull ta shkruajë atë në formularin e aplikimit dhe të regjistrohet në kursin që ka përmendur. Po ashtu, ai mund të përfitojë nga puna që do të marrë përmes kësaj diplome të sipërpërmendur, me kusht që të jetë i aftë në punën e tij dhe ta kryejë atë në mënyrën e kërkuar.

Allahu e di më së miri.

 

Burimi: Islamweb.net / Solli në gjuhën shqipe: pergjigje.net