Pyetje: Çfarë gjykimi ka shkrimi dhe përhapja e rrëfimeve edukative imagjinare?
Përgjigje: Rrëfimet edukative imagjinare janë ato rrëfime që nuk kanë ndodhur në realitet, por janë përfytyruar dhe ndërtuar nga dikush si ngjarje, me qëllim përcjelljen e një këshille, mësimi apo përkujtimi. Zakonisht ato shkruhen me një gjuhë të bukur letrare, duke përdorur personazhe, dialogë dhe ngjarje që synojnë të ndikojnë te lexuesi.
Nga këta libra është një libër shumë i njohur ne arabisht Uahjul-Kalem dhe që në shqip njihet me titullin Frymëzimi i Lapsit
Në këtë vepër, autori merr personazhe nga historia dhe ndërton për ta ngjarje imagjinare me karakter edukativ. Ndonjëherë u atribuon personazheve historike ngjarje që nuk kanë ndodhur, ndërsa herë të tjera merr një ngjarje të njohur dhe i shton asaj hollësi, biseda apo përshkrime të përfytyruara.
Cili është gjykimi i kësaj praktike në Islam?
Ky lloj veprimi nëse sillet si ngjarje e vërtetë atëherë është mashtrim e sidomos nëse fut ne këtë mes Profetin -alejhi selam-, sahabet dhe selefet që janë shembulli i njerëzve.
Më e rënda nga këto është të sajosh në emer të Profetit alejhi selam sepse per këtë gjë thuhet në hadith: “Kush thotë për mua atë që nuk e kam thënë të përgatisë vendin e tij ne zjarr të Xhehenemit”.
E nëse ato rrëfime nuk i përmbajnë këto gjera, por me to zëvendësojmë mësimin e fesë: akide, fikh, tefsir etj, apo i bëjmë ato baza për te kuptuar me to bazat tona, atëherë edhe kjo është gabim shumë i madh. Madje te paret qe e kane bere ketë janë Havarixhet siç thotë Muhamed bin Sirini: Te paret qe i kane përdorur rrëfimet janë Harurite. Dhe ndoshta prej shkaqeve te devijimit te tyre është edhe ky veprim sepse e ndërton besimin mbi histori qe nuk dihen se kush i ka thënë dhe sa te sakta janë. Madje nga selefet kane ardhur kritika te ashpra për ata që i bëjnë këto veprime
E nëse ato nuk përmbajnë asnjërën as tjetrën dmth: ska mashtrim dhe tregohet e qartë se janë ngjarje të imagjinuara dhe as zëvendësojmë me to mësimin e fesë apo tjetërsojmë me to kuptimit te bazave tona, atëherë mbeten te lejuara si fabulat edukative për fëmijë etj.
Po pa harruar te them se ne shumë raste janë marre me to njerëz qe nuk dine ti bëjnë këto dallime.
Hoxhë Dr. ABDULLAH NABOLLI



