Pyetja:

A amnistohet nga agjërimi ai që kryen punë të rënda?

***

Përgjigjja:

Ai person që ka ndonjë punë të rëndë fizike ose që shpenzon energji të madhe të trupit si zjarrfikësi, apo që ka ndonjë punë të madhe nga përgjegjësia si mjeku i cili bën operacione etj., i tilli bën pjesë në grupin e besimtarëve të cilët nuk amnistohen nga agjërimi dhe duhet të bëjnë nijetin e agjërimit si dhe të fillojnë agjërimin.

Nëse gjatë ndonjë dite, lodhja është e tepërt ose puna është shumë e rëndë dhe vazhdimi i agjërimit mund ta rrezikojë keq shëndetin (sidomos kur dita është e gjatë); këta njerëz arsyetohen për shkak të dëmtimit të shëndetit dhe amnistohen nga agjërimi i kësaj dite, duke u obliguar që ta kompensojnë më vonë këtë ditë.

Llokman Hoxha, “30 Pyetje rreth agjërimit”