Pyetje:

Si vepron femra me cikël mujor në Ramazan?

***

Përgjigje:

Nëse femrës e cila agjëron i paraqitet cikli mujor, ajo duhet ta ndërpresë agjërimin dhe këtë ditë ta kompensojë më vonë. Nëse femra është me cikël mujor dhe cikli i ndërpritet gjatë ditës, ajo duhet të pastrohet dhe të agjërojë që nga koha e pastrimit deri në perëndim të diellit, por këtë ditë duhet ta kompensojë.

Nëse cikli mbaron në kohën e syfyrit, femra duhet t’i jep përparësi ushqimit para pastrimit (guslit), ndërsa pastrimin mund ta kryejë edhe duke qenë agjërueshëm pasi te hyjë koha namazit të sabahut.

Llokman Hoxha