Pyetja:
Emri Aleja (apo Alea) a është emër musliman dhe çfarë domethënie ka? A lejohen emrat, si p.sh.: Isra, Juleda, Rumejsa, Jusra, dhe cila është domethënia e tyre?
***
Përgjigjja:
Nëse është fjala për emrin (fjalën) Aleja, në arabisht ka kuptimin “kundër meje”, kurse Alea nuk e di nëse do të ishte bastardim i emrit Aleja apo rrjedh nga ndonjë fjalë tjetër arabe, që në të shkruar në shqip, nuk tingëllon se do të ishte nga ndonjë fjalë kuptimplote.
Israë, është emër të cilin e mban edhe një kaptinë në Kur’an. Ka marrë kaptina këtë emër, pasi fillon me përshkrimin e ngjarjes së Israsë, që do të thotë mrekullisë hyjnore të udhëtimit të Muhamedit, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, nga Meka në Jerusalem brenda një nate. Pra, Israë d.m.th. “udhëtim gjatë natës”.
Juleda do të ishte emër pa kuptim. Juledu, në gjuhën arabe është folje me kuptim pasiv “lindet”. Nuk do të kishte logjikë, që të emërtohej dikush me Juleda.
Rumejsa, është emër i një trupi qiellor, dhe këtë emër e kishte një sahabije që njihej si Ummu Sulejm, andaj nuk do të kishte aspak pengesë të emërtohet vajza me këtë emër.
Ndërkaq emri Jusra, vjen nga fjala arabe jusrun, që do të thotë lehtësim. Bën të emërtohet fëmija me këtë emër.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku