Pyetja:

A lejohet (pasi të kryej umren ose haxhin) të marrë me vete (në vendim tim) ujë zemzem.
Si dhe, pirja e ujit zemzem në vendin tim a e ka vlerën e prijes së tij sikurse në Meke apo jo?
Apo është i kufizuar bereqeti i ujit zemzem vetëm në Meke!?

***

Përgjigjja:

Po lejohet marrja e ujit zemzem me vete në vendin tënd. Uji zemzem qëndron në vlerën e tij dhe bereqetin e tij edhe në vendin tënd.
Transmetohet se Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka marrë me vete ujë zemzem prej Mekes në Medine, këtë e vepronin dhe shokët e Pejgamberit ﷺ, (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). [1]

Që argumenton se vlera e zemzemit qëndron me të kudo që shkon, nuk është i kufizuar bereqeti i tij vetëm me Mekën.
Dmth, vlera dhe bereqeti i tij qëndron edhe nëse bartet në vendet tjera jashta Mekës.
“Uji zemzem është shërues.” [2]

“Uji zemzem është (shërues, ilaç) për atë që e pi.” [3]

Dhe nëse pi ujë zemzem lutu në këtë mënyrë:
“O Allahu im! Kërkoj nga ti dituri të dobishme, furnizim (rizk) të gjërë dhe shërim prej çdo sëmundje.” [4]

Pra, bereqeti i zemzemit qëndron në vetveten e tij edhe vendet tjera, e jo vetëm në Meke.

Shejh Abdullah el Humejd

Nga arabishtja: Suad Shabani

———————————–

[1] Tirmidhiu: 963, Hakimi: 1/485, Ebu Ja’la ne Musnedin e tij: 4683

[2] Taberani në Mu’xhemul Eusat: 3912 dhe në Mu’xhemuz Sagir: 1/106, dhe Bezari në Musnedin e tij: 3929

[3] Ahmedi: 14849, Ibn Maxhe: 3062, Taberani në Mu’xhemul Eusat: 849, 3815 dhe 9027. Ibn Ebi Shejbe: 7/453 dhe Ibn Adij në el Kamil: 4/136

[4] Taberani: 2783, Hakimi në Mustedrekun e tij: 1/473