Pyetja:

Lutja për të vdekurin, pas varrimit të tij dhe vendosjes së dheut, se a bëhet kjo ulur, apo në këmbë? Dhe cila është më me vend?

***

Përgjigjja:

Suneti për atë që dëshiron të lutet për të vdekurin pas varrimit të tij dhe vendosjes së dheut është që ai të lutet në këmbë. Parimi bazë lidhur me këtë është ajo që është transmetuar nga Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: ”I Dërguari i Allahut, ﷺ, kur kryhej varrimi i të vdekurit, ndalej mbi të dhe thoshte: “Kërkoni falje për vëllain tuaj dhe lutuni për të që të qëndrojë, se vërtet ai tash po pyetet.” [1]

Fetaua el-Lexhne ed-Da’ime li-Ifta [9/17]

—————————

[1] Ebu Davudi, cilësuar sahih nga Hakimi