Pyetja:

Më ka vdekur babai gati tash e një vit. Dhe, një ditë pasi që e fala drekën shkova tek varri i tij për të bërë dua. Pasi që i kreva duatë, iu luta Zotit që në botën tjetër të na bashkojë tërë familjen në Xhennet. Pasi që i kreva lutjet më erdhi të teshtijë një herë dhe menjëherë filloi të bie një shi shumë i madh saqë u laga e tëra për pak minuta. Kështu që kisha dashur ta  di a ka ndonjë domethënie kjo apo jo?

***

Përgjigjja:

Allahu t’i pranoftë lutjet që i bëni për prindin tuaj, kurse sa i përket rënies së shiut mos u bëni merak, ngase ai ka qenë një rastësi sepse nuk ndryshon koha nga veprat e njerëzve. Në ditën kur ka vdekur djali i Pejgamberit ﷺ, Ibrahimi, është zënë dielli dhe njërëzit kanë filluar të flasin, por Pejgamberi ﷺ, ka dalur dhe ka thënë: “Me të vërtetë hëna dhe dielli janë dy ajete (argumente) prej ajeteve të Allahut, nuk ndodh zënia e tyre për vdekjen a lindjen e dikujt“. [1]

Muhamed Dërmaku

———————–

[1] Buhariu