Pyetja:
Nëse dyshoj se mund t’i kem bërë padrejtësi dikujt por tani nuk kam mundësi t’ja shlyej, a bën dobi duaja ime për të?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin ﷺ mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Lutu për të, ktheja hakun nëse e ke atij ose trashëgimtarëve, ose thjesht jep sadaka me nijetin që t’i shkojë atij sevapi. Kërkoje atij hallallikun qoftë edhe në përgjithësi nëse është gjallë.
Imam dr. Ahmed Kalaja