Pyetja:
A bën të falet namazi i istihares në kohën kur namazi s’është i lejuar?
***
Përgjigjja:
“Namazet sunet të rregullta mund të kompensohen (të bëhen kaza) si dhe namazet për të cilat ka një arsye që të bëhen gjatë kohës kur falja e namazit s’është e lejuar. Kjo është një nga dy qëndrimet e transmetuar nga Ahmedi, dhe ky qëndrim preferohet nga një numër i bashkëkohësve tanë dhe i të tjerëve. Namazi i istihares mund të falet në kohën kur namazi s’është i lejuar, nëse kjo bëhet lidhur me ndonjë çështje që lyp zgjedhje të menjëhershme dhe s’mund të vonohet derisa të vjen koha kur lejohet. Është mustehab të falen dy rekate menjëherë mbas abdesit, edhe nëse është koha kur namazi s’lejohet. Ky është qëndrimi i Shafive”.
Shejh ul-Islam ibn Tejmije, “Fetaua el-Kubra” (5/345)
———————————-
Nëse istihara ka të bëjë me një çështje që s’mund të vonohet derisa të kryhet koha kur namazi s’lejohet, atëherë ajo mund të bëhet. Nëse ka të bëjë me një çështje që mund të vonohet, atëherë ajo duhet të vonohet.
Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu Fetawa” 14/275