Pyetja:

A ka dallim mes verës (alkoolit) të kësaj bote dhe botës tjetër?

***

Përgjigjja:

Allahu e përshkruan verën në botën tjetër ndryshe nga vera e kësaj bote. Allahu thotë:
Ata do të shërbehen me pije nga burimi që do të rrjedhë gjithmonë, (me pije) të bardhë (verë) e të shijshme për ata që do ta pijnë, me të (verën), nuk do të trullosen dhe prej saj nuk do të dehen.” (Safat: 4547)

Allahu e përshkruan verën në botën tjetër si:
1. Verë e bardhë..
2. Verë e shijshme për ata që e pinë, ndryshe nga vera e kësaj bote, e cila nuk ka shije kur ajo pihet.
3. Verë e cila nuk shkakton dëm (dhimbje koke, nuk të dehë, nuk është mëkat pirja e saj) nga e cila është i ndikuar ai që e pinë në këtë botë, përkatësisht dhimbje koke, stomaku si dhe humbje të mendjes .
Allahu i Madhëruar në lidhje me këtë që cekëm më lartë, thotë: ”Prej së cilës pije (vere) as nuk i dhemb koka.” (Vakia: 19)
D.m.th. ata që pine këtë verë nuk do të kenë dhimbje koke nga ajo e as nuk do të dehen  ndryshe nga vera e kësaj bote, e cila shkakton humbjen e mendjes, dhimbje etj.
Allahu është më i Dituri!

Shejh Ibn Uthejmin

Nga arabishtja: Suad B. Shabani