Pyetja:

Kam pasuri në vlerë të 15 000 rialë, të cilat ia kam dorëzuar një personi që të tregtojë me to dhe ai t’i marrë gjysmën e përfitimit. A duhet dhënë zekat për këtë pasuri? Dhe për cilën duhet dhënë zekatin: për kapitalin, për përfitimin, apo për të dyja këto? Nëse duhet dhënë
për kapitalin dhe me kapital janë blerë lloje të ndryshme të mallit, si tepihë, orendi dhe gjëra të ngjashme, si është gjykimi në këtë rast?

***

Përgjigjja:

Zekati është obligim për mallin e përmendur, i përgatitur për shitje, kur të kalojë një vit i zekatit që nga koha kur është blerë. Zekati duhet të paguhet edhe në kapital, edhe në përfitim në fund të vitit të zekatit. Nëse paratë janë përdorur për të blerë mallra tregtie, vlera e tyre duhet të llogaritet në fund të vitit të zekatit me çmimin aktual (në kohën e plotësimit të vitit), dhe zekati duhet të jepet me normë prej 2.5% të gjithë pasurisë plus fitimi.

Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetva (9/356)

Shejh AbdulAziz Ibn Baz; Shejh AbduRrezak Afîfi dhe shejh Abdullah Gudejân

Shejh Salih el Fevzan qe pyetur: Unë kam njëmijë funta egjiptiane të cilat i kam investuar në një projekt komercial. A duhet dhënë zekat në këtë dhe me çfarë norme? Kujt duhet t’ia jap atë? A duhet të jap zekatin vetëm në kapital, apo edhe në kapital, edhe në përfitim?

Ai u përgjigj: Për paratë që investohen në tregti duhet dhënë zekatin, nëse mbërrin pragun minimal (Nisab) apo më shumë, dhe, po ashtu, duhet të jepet edhe në përfitime, meqë përfitimi i përketatij dhe zekati duhet të jepet për të si dhe për kapitalin. Kështu, ti duhet të japësh zekatin për këto para, kur të ketë kaluar një vit i zekatit, dhe kësaj t’ia shtosh edhe përfitimin e pastaj të japësh zekatin në total me normën e çerekut të një të dhjetës (2.5 %).

“Munteka min Fetãwa Shejh el-Fewzan”