Pyetja:

A duhet edhe imami të vie herët në xhami, ditën e xhuma?

***

Përgjigjja:

Inkurajimi për të shkuar herët në namazin e xhumasë ka të bëjë vetëm me xhematin. Ndërsa suneti është që imami të vije në kohë që ngjitet në minbere (për mbajtjen e hutbes). Ajo që veprojnë disa prej vëllezërve tanë imamë në disa xhami duke ardhur herët në xhami dhe ulen duke pritur deri sa të vijë koha e hutbes, ky është thjesht ixhtihad nga ana e tyre, por ky është ixhtihad i gabuar.

Shejh Ibn Uthejmin, Audiokaseta “Fetaua nurun ala ed derb (71/188)

Përktheu: Unejs Sheme