Pyetja:

A hiqet kërkesa për faljen e namazeve sunet fikse gjatë udhëtimit dhe, nëse po, cila është dëshmi për këtë?

***

Përgjigjja:

Është caktuar që personi t’i lërë namazet sunet fikse gjatë udhëtimit, përveç vitrit dhe sunetit të sabahut. Qe transmetuar besnikërisht nga Pejgamberi ﷺ në hadithin e Ibn Umerit dhe të tjerëve se Pejgamberi ﷺ nuk falte namazet sunet fikse ndërsa udhëtonte, përveç vitrit dhe sunetit të sabahut. Sa u përket namazeve tjera të vullnetshme, ato janë caktuar si gjatë udhëtimit, ashtu edhe kur qëndrojmë në një vend, dhe po ashtu namazet për të cilat ka një shkak, siç është namazi i abdesit, i tawafit, i duhasë dhe namazi i natës, bazuar në hadithet që janë transmetuar për këtë.

Shejh AbdulAziz bin Baz, “Fetaua Islamije”, vëll.2, faqe 431