Pyetja:

Kam njohur një vëlla dhe tani duhemi shumë. Ky vëlla është shumë fetar, i kryen rregullat fetare. Kam menduar që të martohem, por nëna është kundër martesës me këtë vëlla. Nëna ime nuk është shumë fetare dhe për këtë arsye është kundër kësaj martese. Nuk di ç’të bëj tani! Si të veproj dhe a duhet ta respektoj përgjigjen e nënës? Ju lutem për sqarim!

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Përgjegjës për të realizuar martesën e vajzës është babi i saj. Nëse ata ju ndalojnë për shkak të fesë, të rinjtë besimtarë i marton myftiu ose imami, ose drejtori i ndonjë qendre islame atje ku s’ka myftini e imam.

Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja