Pyetja:

A duhet të mësojë muslimani rreth grupeve të devijuara, si p.sh., Mu’tezile, Xhehmi dhe Hauarixh?

***

Përgjigjja:

Të mësuarit rreth sekteve që janë shmangur në kohën e sotme ka disa dobi, të
cilat janë: Që ne t’i njohim bazat e shmangies (devijimit) të pozitave të tyre, në mënyrë që të mund t’i përgënjeshtrojmë nëse hasim në to, dhe në realitet ato ekzistojnë. Dhe, thënia e pyetësit se ato nuk ekzistojnë sot, bazohet vetëm në dijen e tij. Pra, ajo që ne e dimë dhe të tjerët që kanë lexuar rreth çështjeve të njerëzve, është se këto sekte ekzistojnë dhe janë aktive në propagandimin e porosisë së tyre. Dhe për shkak të kësaj, është e
domosdoshme që t’i analizojmë opinionet/pikëpamjet e tyre, me qëllim që t’i njohim
pavërtetësitë e tyre dhe ta njohim të vërtetën, si dhe t’i përgënjeshtrojmë ata (prej tyre)
që bisedojnë me ne.

Shejh Ibn Uthejmin, “Kitabul-Ilm”, faqe 128, përgjigja nr. 25