Pyetja: Me insistimin e burrit, ja kam dhënë vajzës emrin Ruhide, emrin e nënës së burrit, e cila nuk jeton më. Desha të di kuptimin e këtij emri, sepse mua nuk më pëlqen. A është e pëlqyeshme të përdorësh këtë emër? Shpresoj të jem e qartë.
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Ue alejkum selam, ue rahmetullahi, ue berekatuhu!
Fjala “Ruhijdeh” (رهيدة) në gjuhën arabe do të thotë: butësi.
Fakti që e ka pasur këtë emër vjehrra jote nuk e pengon emërtimin e vajzës sate, për sa kohë që emri ka kuptim të mirë. Ndoshta pasi të kuptosh vërtet kuptimin e tij, do të më pëlqejë.
Pyetja jote: A është e pëlqyeshme të përdorësh këtë emër apo jo?
Nëse emrat kanë kuptim të mirë dhe nuk bien në kundërshtim me dispozitat dhe normat fetare, lejohet emërtimi me to.
Allahu e di më së miri!
Dr.Adelina Kuçana




