Përgjigje: Hukmi për atë që pretendon se e din gajbin është se ai është kafir, sepse ai e përgënjeshtron Allahun, azze ue xhel-le.
All-llahu thotë:
﴿قُل لَّا يَعۡلَمُ مَن فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ ٱلۡغَيۡبَ إِلَّا ٱللَّهُ ۚ وَمَا يَشۡعُرُونَ أَيَّانَ يُبۡعَثُونَ﴾ (٦٥)
“Thuaj: Askush nga qiejt dhe Toka nuk e din gajbin pos Allahut, si dhe nuk e dijnë se kur do të ringjallen”. (en-Neml, 65).
Pasiqë Allahu, subhanehu ue teala, e urdhëron Muhamedin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, që të lajmërojë në Gjithësi se askush nuk e din gajbin pos Allahut, atëherë ky i cili pretendon se e din gajbin njëkohësisht edhe e përgënjeshtron Allahun xhel-le she’nuhu, për këtë lajm.
Atyre iu themi: Si mundet ju ta dini gajbin e Resulullahu, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, mos ta dijë?! A ju jeni më të mirë apo ai?!
Nëse thonë se janë më të mirë, me këtë fjalë bëhen kafira, e nëse thonë se ai është më i mirë, iu themi: pse ai nuk e ka ditur gajbin e ju e dini?!
E Allahu, subhanehu ue te’ala, ka thënë:
﴿عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ فَلَا يُظۡهِرُ عَلَىٰ غَيۡبِهِۦٓ أَحَدًا﴾ (٢٦)
﴿إِلَّا مَنِ ٱرۡتَضَىٰ مِن رَّسُولٍ فَإِنَّهُۥ يَسۡلُكُ مِنۢ بَيۡنِ يَدَيۡهِ وَمِنۡ خَلۡفِهِۦ رَصَدًا﴾ (٢٧)
“Ai (Allahu) e din të fshehtën dhe atë fshehtësi nuk ia zbulon askujt. Me perjashtim të ndonjë të dërguari që don Ai. Atëbote Ai vë roje edhe para edhe prapa tij.” (el-Xhinn 26-27).
Edhe ky ajet po ashtu argumenton qartë për kufrin e atij i cili pretendon këtë dituri.
Allahu, subhanehu ue teala, e ka urdhëruar të dërguarin që për vete të thotë:
﴿قُل لَّآ أَقُولُ لَكُمۡ عِندِى خَزَآئِنُ ٱللَّهِ وَلَآ أَعۡلَمُ ٱلۡغَيۡبَ وَلَآ أَقُولُ لَكُمۡ إِنِّى مَلَكٌ ۖ إِنۡ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰٓ إِلَىَّ ۚ…﴾ (٥٠)
“Thuaj: Unë nuk ju them se unë kam Thesaret e Allahut, as edhe që di gajbin, as nuk ju them se unë jam melek. Unë vetëm ndjek atë që më shpallet…”. (el-En’am 50).
”Fetva rreth islamit”, Muhamed el-Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!




