Pyetja:

A konsiderohet nga dashuria ndaj prindërve të emërtuarit e fëmijëve me emrat e tyre (të prindërve)? A është e lejuar që të mos i bindem atyre në qoftë se ata më urdhërojnë që t’i emëroj fëmijët e mi me një emër të veçantë?

***

Përgjigjja:

Mos u bë i pabindur ndaj tyre. Nëse kërkojnë nga ti që t’i emërtosh fëmijët tuaj me emrat e tyre, ata të kanë kërkuar nga ti diçka të lejuar. Nëse ti nuk ju bindesh atyre, ata preken dhe shqetësohen. Çështja është e gjërë.

Emërtoj fëmijët me emrat e prindërve. Kjo është një mënyrë për t’i dhënë jetë kujtimit të tyre. Gjithashtu ruhen emrat e familjes. Familjet njihen vetëm përmes emrave. Sot i emërtojnë fëmijët me emra ”Hani dhe Mahir” Këta emra nuk egzistojnë në vendin tonë. Emrat e familjes kanë humbur. Nuk njihen familjet më, ose prejardhja e tyre.

Nga na erdhi emri Mahir ? Nga na erdhi Hani? Por të ishte emërtuar me emër të familjes, ai do të ishte e njohur prejardhja (e këtyre emrave). Është e detyrueshme të shmangurit e traditave që vijnë nga jashtë dhe në vend të kësaj t’i emërtojnë fëmijët me emrat e prindërve dhe me emrat e njohur të vendit tyre.

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/