Pyetja:

Frustrimi dhe të irrituarit kur u kryejmë prindërve ndonjë shërbim, a është shkak që veprat e mira të humbasin apo të zvogëlohen?

***

Përgjigjja:

Kjo do të thotë që ti nuk guxon t’i konfrontosh prindërit me diçka që ata nuk e pëlqejnë edhe në qoftë se ajo është e pakët.

Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më mëshiruar, kur unë isha i vogël!” (Isra, 2324)
Ne e kemi urdhëruar njeriun, që të sillet mirë me prindërit e vet…” (Ankebut, 8)
Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit …” (Nisa, 36)

Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj“. (Llukman, 14)

Pejgamberi ﷺ, ka thënë: “Kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e prindërve, ndërsa zemërimi i Allahut me zemërimin e prindërve.” [1]
“Një njeri erdhi te i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: ‘O i Dërguari i Allahut, kush ka më shumë të drejtë tek unë, I Dërguari tha: ‘Nëna jote.’ Ai tha: ‘Pastaj kush?’ I Dërguari tha: ‘Nëna jote.’ Ai tha: ‘Pastaj kush?’ I Dërguari tha: ‘Nëna jote.’ Ai tha: ‘Pastaj kush?’ I Dërguari tha: “Pastaj, babai yt.” [2]
“Prindi është dera e mesme e xhenetit, kështu që kush dëshiron le ta humbë atë derë apo le ta ruajë.”
Një njeri prej ensarëve e ka pyetur të Dërguarin ﷺ : “A mund t’i nderoj me diçka prindërit pas vdekjes së tyre?

Pejgamberi ﷺ është përgjigjur: Në katër mënyra të luturit për ata: të kërkuarit falje për ta, të kryerit e premtimeve të tyre, nderimi i shokëve të tyre, lidhja farefisnore, e cila lidhje vjen drejtpërdrejtë prej tyre. Kjo është detyra, e cila ka mbetur për t’i nderuar ata pas vdekjes së tyre”. [3]

Shejh dr. Salih bin Feuzan el-Feuzan

——————————–

[1] Tirmidhiu

[2] Buhariu dhe Muslimi

[3] Ahmedi