Pyetja:

Nëse njeriu han apo pin në harresë gjatë agjërimit a duhet që ta shlyejë atë ditë apo jo? Sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush han në harresë . . .” dhe ka thënë: “Është larguar nga ummeti im (gjynahu dhe dëmshpërblimi) nëse bëhet diçka gabimisht, në harresë, apo pa dëshirën e tij (i detyruar)?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahu qofshin mbi Pejgamberin ﷺ, mbi familjen e tij dhe shokët e tij.

Ai i cili ha apo pi diçka nga harresa gjatë ditës në ramazan duke qenë i agjërueshëm nuk ka mëkat, dhe duhet që ta vazhdoi agjërimin e asaj dite, dhe poashtu nuk e kompeson atë ditë në fjalën më të saktë mes dy thënieve të dijetarëve. Sipas këtij mendimi është imam Shafiu dhe imam Ahmedi sepse është transmetuar hadithi i Pejgamberit ﷺ se ka thënë: “Ai i cili harron duke qenë agjërueshëm dhe han e pinë le ta plotësoj agjërimin e tij sepse atë e ushqeu Allahu.” [1]
Në një transmetim tjetër: “Nëse han apo pinë agjëruesi në harresë ajo është furnizim që Allahu ia dërgoi atij, e nuk ka kombesim për të.” [2]

Fetaua lexhnetu daime”: 10/269

Përktheu: Ylli Rama

——————————

[1] Buhariu dhe Muslimi

[2] Darekutni