Shumë prej njerëzve thonë ES SELAMU ALEJKUM, por nuk e dinë kuptimin e kësaj fjale
Shejh Muhamed ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë- ka thënë:
“Dhënia e selamit nënkupton lutje për personin, që Allahu ta ruajë nga çdo e keqe.
Nëse i thua dikujt “Es selamu alejkum” -“Paqja Zotit qoftë mbi ju”- kjo do të thotë që ti je lutur për atë person, që Allahu ta mbrojë atë nga çdo e keqe.
Që ta mbrojë atë nga çdo sëmundje, dhe ta ruajë nga çmenduria, ta mbrojë atë nga e keqja e njerëzve, ta mbrojë atë nga mëkatet dhe sëmundjet e zemrës (si smira, zilia, mendjemadhsia, euforia… etj ), dhe ta mbrojë atë nga zjarri xhehenemit.”
Perktheu:M.Basha.
(Shpjegim i rijadus-salihin (5/380)




