Pyetja:

I fali 5 kohët e namazit dhe po mendoj të mbulohem. Rrethin nuk e kam fetar, nuk e praktikojnë Islamin. Po kam dëshirë ta di se a e kam gjynah nëse mbulohem më vonë pasi e kam kuptuar fenë dhe e kam kuptuar se e kemi farz mbulesën. Dhe, a dënohem që nga ajo ditë që e kam kuptuar dhe s’e kam kryer këtë obligim?

***

Përgjigjja:

Mbulesa e femrës myslimane është obligim fetar islam dhe femra obligohet me shami prej se hyn në moshën madhore. Nëse supozohet se ndonjë femër nuk ka dëgjuar kurrë për Islam dhe për detyrat fetare, natyrisht se ajo obligohet dhe llogaritet prej ditës kur ka dëgjuar për urdhrin kur’anor. Por raste të tilla janë shumë të rralla dhe nuk mund të ndodhin në shoqëri të civilizuar. Po ashtu, nëse një femër jomuslimane e pranon Islamin në ndërkohë, ajo obligohet me detyrat fetare nga koha kur e ka pranuar Islamin, sepse pranimi i Islamit, i shlyen të më hershmet.
Sa i përket dënimit të mospërfilljes së urdhrit të Allahut për mbulesë lexo linkun:

http://pergjigje.net/index.php/2019/06/30/cfare-denimi-ka-femra-nese-vdes-e-zbuluar/

Lus Allahun Fuqiplotë e të Mëshirshëm, që ta mundësojë ty dhe gjitha motrave muslimane që ta shprehin besimin dhe ta praktikojnë atë ashtu siç Allahu është i kënaqur! Allahu ua lehtësoftë rrethanat të gjithave, që e kanë vullnetin të mos privohen nga mëshira e Allahut dhe të mos ekspozohen për dënimin e Tij, që ta përfillin edhe këtë urdhër kur’anor në mënyrën më të lehtë! Amin!
Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku