Pyetja:
A e prish namazin qeshja dhe buzëqeshja në namaz?
***
Përgjigjja:
Imam ibn Kudame ka thënë: “Ibn el-Mundhir tha: ‘(Dijetarët) janë pajtuar njëzëri se e qeshura e prish namazin, ndërsa shumica e dijetarëve kanë thënë se buzëqeshja nuk e prish.” [1]
Shejh el-Islam ibn Tejmije ka thënë: “Sa i përket buzëqeshjes, kjo nuk e prish namazin. Por, nëse personi qeshet (nxjerr zë pandërprerë) në namaz, e prish namazin.” [2]
Neveviu ka thënë: “Qëndrimi ynë është se buzëqeshja në namaz nuk ndikon në të.” [3]
—————————–
[1] Mugni, pjesa 1, fq. 394
[2] Fetawa el- Kubra, pjesa 2, fq. 227
[3] Mexhmu, pjesa 4, fq. 22