Pikat për hundë
Përdorimi i pikave për hundë gjatë ditës së Ramazanit ose marrja e ndonjë ilaçi përmes hundës e prish agjërimin.
Ky mendim është në pajtim me të katër medh’hebet juridike: hanefi, maliki, shafi dhe hanbeli.
Pikat për sy
Agjëruesit i lejohet përdorimi i pikave për sy, pasi nuk e prishin agjërimin.
Ky është mendimi i medh’hebit hanefi dhe shafi, si dhe është përzgjedhur nga dijetarë si Ibn Bazi dhe Ibn Uthejmini.
Pikat për vesh
Agjëruesit i lejohet përdorimi i pikave për vesh, pasi nuk e prishin agjërimin.
Ky mendim është mbështetur nga dijetarët Ibn Hazmi, Ibn Bazi dhe Ibn Uthejmini
Burimi:
“30 Çështje bashkëkohore rreth agjërimi”