Pyetja:

Kur isha 14 dhe 15 vjeç, unë masturboja gjatë ditëve të muajit të bekuar të Ramazanit për disa ditë me radhë. Nuk e di sa herë. Unë nuk isha në dijeni lidhur me të qenët haram të kësaj gjatë ditëve të Ramazanit dhe jashtë tij, dhe nuk kam qenë në dijeni se kjo ka qenë e njohur si masturbim. Kështu që unë merrja abdes dhe falesha pa bërë gusl. Çfarë është vendimi për sa u përket namazeve dhe agjërimit tim? A është e detyrueshme për mua që ta përsëris namazin dhe të agjëroj, duke pasur parasysh se nuk di sa herë e kam bërë këtë. Ç’është e detyrueshme për mua?

***

Përgjigjja:

Së pari: masturbimi s’është i lejueshëm (dmth përdorimi i dorës në mënyrë që të përmbushen dëshirat personale, duke rezultuar kjo në sekretimin e spermës, ose për motrat, në këtë rast, ndonjë qitje). Gjatë ditëve të Ramazanit, kjo ndalesë vlen edhe më shumë!

Së dyti: Është e detyrueshme për ty të kompensosh ditët që ke ndërprerë agjërimin për shkak të masturbimit, ngaqë ky veprim anulon agjërimin. Po ashtu, përpiqu fort të gjesh se sa ditë ke ndërprerë agjërimin.

Së treti: Është e detyrueshme për ty të bësh shlyerje duke ushqyer një nevojtar me një gjysmë saa’ elb apo me atë që është e ngjashme me të nga ajo që pranohet si normë në vend (ku jeton). Kjo po ashtu vlen për çdo ditë që ke humbur nëse ti e vonon agjërimin deri në arritjen e Ramazanit tjetër.

Së katërti: Është e detyrueshme të bëhet gusli nëse ju keni masturbuar siç thatë edhe vetë, dhe nuk është i mjaftueshëm vetëm abdesi nëse ka pasur sekretim të ndonjë lëngu.

Së pesti: Është e detyrueshme të kompensohen namazet, të cilat ju i keni falur pa bërë gusl, ngaqë pastrimi i vogël (abdesi) nuk mjafton në vend të pastrimit të madh (guslit). Dhe me Allahu qëndron suksesi, dhe Allahu dërgoftë bekime dhe përshëndetje mbi pejgamberin tonë Muhamed ﷺ dhe mbi familjen dhe shoqëruesit e tij.

Komisioni i Përhershëm për Fetva, Fetaua Ramadan, vëllimi 2, faqe 449, fetuaja nr.376

Fetaua el-Lexhne ed-Da’imeh lil-Buhuth el-Ilmije uel-Ifta, fetuaja nr. 10551