Pyetje: A lejohet përdorimi i kartelave bankare?

Përgjigje: Lejohet përdorimi i kartelave të bankare që nuk janë të lidhura me asnjë ndalesë të sheriatit, siç është llogaritja e kamatës në rast të vonimit të shlyerjes së vlerës së tërhequr me anë të kartës, apo marrja e një përqindje mbi shumën e tërhequr, për shkak se këto përfshihen në kamaten e ndaluar rreptësisht në Islam. Kurse marrja e tarifes për dhënien e kartës nga banka është e lejuar, sepse tarifa është një vlerë reale për një shërbim të ofruar.

Kjo ka ardhur edhe në vendimin nr 108 (2/12) të Asamblese së Fikhut Islam, në sesionin e 12-të të saj, të mbajtur në Riad, Mbretëria e Arabisë Saudite, me 23-28 shtator 2000.

 

rrugetepaqes.net