Pyetje: A është e lejuar që femra t’ia paraqes ofertën vëllaut musliman, duke ja ditur virtytet dhe cilësitë e tija, ashtu siç e kishte bërë Hatixheja radiAllahu anha? Cilat janë kushtet që femra t’ia paraqes ofertën për martesë ndonjë vëllaut musliman, nëse i pëlqen morali i tij dhe kapja pas Kur’anit dhe Sunnetit të të dërguarit të Allahut?

Përgjigje: Nëse gjendja është ashtu siç potencohet në pyetje, është e lejuar që femra ti paraqes ofertën mashkullit për martesë, në të nuk ka kurrfarë pengese. Këtë e ka vepruar Hatixheja radiAllahu anha, poashtu edhe nje grua tjetër që është përmendur në suren el-Ahzab, ashtu siç veproi Omeri radiAllahu anhu me Ebu Bekrin radiAllahu anhu kur i ofroi ofertë për martesë vajzën e vet Hafsën radiAllahu anha dhe pastaj me Othmanin radiAllahu anhu.

Burimi: Komisioni i përhershëm për fetva / Fetvaja numër: 6400, 18/Fq.48
Perktheu: Ergin Shala