Pyetja:

A është e lejueshme ta rrezikojmë vetveten siç po shohim sot në disa sporte ekstreme, gjë që mund të çojë në vdekjen e atyre që merren me këto gjëra?

***

Përgjigjja:

Nuk është e lejueshme për një person ta rrezikojë jetën e vet me bërjen e gjërave në të cilat ekziston frika nga dëmi apo nga vdekja, sepse Allahu thotë:
“..dhe mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju.” (Nisa: 29)

Nëse Allahu e ka ndaluar këtë dhe ka thënë “mos e vritni vetveten”, atëherë çfarëdo që çon në vdekje apo që shkakton dëm, po ashtu, është haram. Pejgamberi ﷺ tha: “Gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj janë të shenjta për njëri-tjetrin”.

Mu siç nuk është e lejueshme për një person t’i bëjë zullum personit tjetër, ashtu s’është e lejueshme që ai t’i bëjë zullum vetvetes duke u ekspozuar ndaj asaj që mund të shkaktojë vdekje apo ndonjë dëmtim.

Fetaua Nuur ala el-Derb 12/252