Pyetja:

Botimi i librave islame, të saktë, dhe shpërndarja e tyre a llogaritet prej dijes që i bën dobi njeriut edhe pas vdekjes së tij si dhe a hyjnë këtu vetëm librat arabe apo edhe librat e gjuhëve tjera (përveç gjuhës arabe)?

***

Përgjigjja:

Nuk ka dyshim se botimi, kopjimi dhe shpërndarja e librave të dobishme është punë e mirë, andaj kush i shpërndan këto libra dhe ua jep atyre që ju bëjnë dobi përfiton shpërndarësi dhe ai që e ka shkruar. Kjo vepër hyn në fjalën e të Dërguarit të Allahut, ﷺ: “Kur vdes i biri i Ademit veprat e tij ndërpriten përpos tre gjërave: sadakaja e rrjedhshme, dituria nga e cila ka përfitim dhe fëmija i mirë i cili lutet për të.” [1]

Pra, nuk veçohet me shpërblim vetëm autori i saj ose përpiluesi i veprës, mirëpo shpërblimi e përfshin edhe atë i cili e boton, e shpërndan apo ja dërgon dikujt në vende të ndryshme islame të cilët kanë nevojë për këto informata. Ky hadith është nxitje për përhapjen  dijes si dhe botimin e librave që përmbajnë dije, shpërndarja e tyre, kështu që shpërblimi të vazhdon sa herë që ata lexohen. Po ashtu këtu hyn edhe librat që përkthehen në gjuhë të huaja të cilat nuk janë arabe, nga gjuhët e ndryshme botërore që i flasim myslimanët, sepse botimet në gjuhën që e kupton çdo popull, kjo llogaritet qartësi dhe lehtësim më i madh, për kuptimin, andaj e shohim shumë të logjikshme që librat islame nga gjuha arabe të përkthehen në gjuhë tjera botërore që të kenë dobi që të gjithë, e Allahu e di më së miri.

Përktheu: Nexhat Ceka

———————————

[1] Muslimi