Pyetje: Në qoftë se një vajze, i është bërë ndërhyrje kirurgjikale ( për shembull në bark), gjatë së cilës i është bërë hapje plage dhe qepje. Në fakt kjo i ka ndodhur kur ishte shumë e vogël pra gjatë ose disa muaj pas lindjes. Pyetja qëndron këtu: A është e nevojshme që familjarët e saj ta njoftojnë cilindo që kërkon dorën e saj  për këtë ndërhyrje dhe se ajo ekziston deri tani? A eshte kjo e drejtë legjitime?

Pergjigje : Falënderimi i takon All-llahut, O Allah, bekoje Muhammedin, familjen dhe shokët e tij bekoi pasuesit e tyre deri në ditën e gjykimit:

Muslimani duhet të jetë i sinqertë në të gjitha çështjet e tij, sepse siqeriteti është shpëtim dhe siguri. Nëse dikush vjen dhe kërkon dorën e kësaj vajze dhe tek ajo ekzistojnë akoma shenjat e kësaj ndërhyrje kirurgjikale atëherë u kërkohet atyre që të tregojnë, sepse ndoshta keto shenja ne trup nuk mund ti durojë në qoftë se ai nuk i di, dhe mund të jetë një problem mes tij dhe familjes, duke pohuar  se kjo është e metë e saj. Për këtë arsye duhet ti tregojnë burrit për gjendjen e vajzës në mënyrë që të jetë I informuar dhe të mos fajësohen më pas.

Komisioni i përhershëm i kërkimeve akademike dhe fetvave.
Përktheu: Fatjon Isufi
https://udhaebesimtareve.com/