Pyetje: A është e vërtetë çfarë thonë disa njerëz, që, kur darka të jetë e gatshme dhe koha e namazit të jacisë, së pari duhet të ngrënç, e pastaj të falemi? Shumë njerëz nxitojnë për ta zbatuar këtë gjë, por nuk e di nëse kjo është e vërtetë.
Përgjigje: Kjo është e saktë dhe bazohet në një hadith të vërtetë: “Nëse shtrohet darka, fillo me të, përpara se të falësh namazin e akshamit”. [el-Buhari nr. 672 dhe Muslim nr. 557]
Kur shtrohet darka, personi zakonisht dëshiron të hajë. Dhe, nëse do të falej para se të hante, mendja e tij do të shqetësohej për ushqimin e lënë, gjë që do të largonte përqendrimin dhe përulësinë në namaz. Për këtë arsye, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thënë: “Nuk ka namaz kur shtrohet ushqimi, dhe nuk ka namaz kur personi ndjen dy papastërti [dmth, kur ka nevojë të urinojë apo të jashtëqitë]”.
Por është e rëndësishme të përmendet se personi duhet të shmangë zakonet që gjithnjë të shtrojë darkën në kohën e namazit, pasi kjo mund të çojë në moskryerjen e namazit me xhemat.
Shejh Uthejmini