Pyetja:
A është emri “Dritë” prej emrave të Allahut? A lejohet emërtimi me Abdun-nur (robi i dritës)?
***
Përgjigjja:
Pohimi i emrave të Allahut ka bazë Kuranin dhe sunetin e Pejgamberit ﷺ. Nuk ka asnjë argument që vërteton se En-nur (Dritë) është prej emrave të Allahut. Duke u bazuar në këtë që thamë nuk lejohet të emërtohet dikush si Abdun Nur (rob i dritës).
Shejh Bin Bazi ka thënë: “Ky emër en Nur (dritë) vjen gjithmonë i bashkangjitur dhe jo i veçantë dhe nuk ka Allahu emër En-nur (Dritë).”
Shejh Bekër Ebu Zejd ka përmendur në emrat e ndaluar dhe emrin Abdun nur (robi i dritës) sepse kjo nënkupton robërim ndaj dikujt tjetër veç Allahut dhe kjo është e ndaluar.
Shejh Albani thotë: ”Nuk di ndonjë hadith të saktë që Nur (dritë) të jetë emër prej emrave të Allahut.
Komisioni i përhershëm i fetvave 10/510
Përktheu: Arjan Gazidede