Na përcjell Amër Ibn Shuajbi nga babai i tij, e ai nga gjyshi i tij, i cili thotë se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Mos i shkulni qimet e thinjura (bardha), sepse çdo muslimani që i zbardhet një qime në Islam ajo do t’i bëhet dritë në Ditën e Kijametit.”(Ebu Davudi)
Mu për këtë mund të ngjyroset koka e thinjur me këna, ose me ngjyrë të kuqërremtë dhe ndalohet ngjyrosja e kokës me ngjyrë të zezë. Ebu Dherri, radijallahu anhu, thotë se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Sendi më i mirë me të cilin i ndryshoni qimet e thinjura është KËNAJA dhe EL-KETEMI (ngjyrë e kuqërremtë).”(Ebu Davudi)
Nga Ebu Hurejra, radijallahu anhu, transmetohet se Resulullahu, sa-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Çifutët dhe të Krishterët nuk i ngjyrosin flokët e bardha, prandaj kundërshtojini ata në këtë.” (Mutefekun ‘alejh)
Xhabiri, radijallahu anhu, përcjell duke na thënë: “Ditën e çlirimit të Mekës e sollën Ebu Kuhafen te Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, e koka dhe mjekra e tij ishin të bardha, si pambuku e Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, i tha:
“Ndërrojeni këtë zbardhim me ndonjë ngjyrë, e largojuni të zezës. “(Muslimi)
Kurse Ibn Abasi, radijallahu anhu, përcjell nga Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, i cili thotë:
“Në kohën e fundit do të ketë njerëz që do t’i ngjyrosin qimet e bardha me ngjyrë të zezë dhe me këtë do t’iu bëhet koka sikurse qafa e pëllumbave, që kanë vijë të zezë. Ata as që do ta ndiejnë erën e Xhenetit. “. ( Ebu Davudi dhe Nesaju)
Burimi: “Përmbledhje E FIKHUT” / ABDUL-ADHIM BEDEVI




