Pyetja:

Nëse unë i ndaloj dhe paralajmëroj vëllezërit e mi kundër disa mëkateve, por bie në këto mëkate për veten time, a konsiderohem unë hipokrit? Ju lutem, më këshilloni.

***

Përgjigjja:

Falënderimet i qofshin Allahut.

Ju duhet të pendoheni për mëkatet dhe të ndaloni vëllezërit e juaj kundrejt tyre. Nuk është e lejueshme për ju të vazhdoni kryerjen e mëkatit dhe të mos këshilloni vëllezërit e juaj, sepse duke vepruar kështu, ju po kombinoni dy mëkate. Ju duhet të pendoheni te Allahu prej asaj (bërjes së mëkatit), edhe në të njëjtën kohë të këshilloni vëllezerit e juaj. Kjo nuk të bën ty një hipokrit, por të vendosë në një kategori e cila është quajtur e fajshme nga Allahu në ajetin: “Te Alllahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!” (Saf: 3)
A po i urdhëroni njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?” (Bekare: 44)

Fetaua el-Lexhneh el-Da’imeh, 12/268