Pyetja:

Cili është rreziku i hipokrizisë?

***

Përgjigja:

Transmetohet nga Seid Ibn Ebi Fedale (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se ka thënë: E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Kur Allahu do t’i tubojë njerëzit të parë dhe të fundit në Ditën e Kiametit, ditë për të cilën nuk ka dyshim në te se do të vijë apo do të ndodhë, atëherë do të thërret një thirrës: Kush i ka përshkruar në veprat e tij Allahut shok, atëherë le të urdhëron dhe kërkon shpërblimin nga ai për hirë të cilit i ka bërë veprat, sepse Allahu është më i panevojshmi për ortakëri.” [1]

Transmetohet nga Ebi Seid el Hudriu, (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se ka thënë: Ishim duke kujtuar dhe biseduar për Dexhallin dhe sprovat në lidhje me të, me shokët (sahabët) dhe erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ e tha: A dëshironi t’ju lajmërojë se çka frikësohem unë më shumë për ju sesa sprova e Dexhallit. Ne i tham: Po, o i Dërguari i Allahut. Pejgamberi ﷺ tha: Ai është shirku i fshehtë (syefaqësia), qohet njeriu e falë namazin dhe duke u falë ai e zbukuron mënyrën e faljes si shkak i shikimit të njërëzve.” [2]

Transmetohet nga Ebu Hurejra, (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se ka thënë: E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: Prej njerëzve të parë që do të merren në llogari në Ditën e Gjykimit është njeriu i cili ka rënë shehid (është mbytur në rrugën e Allahut), e sjellin atë melaiket dhe pastaj Allahu e njofton me begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dynja, dhe atij (shehidit) do t’i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dynja.

Dhe Allahu do t’i thotë: Si i ke shfrytëzuar ato begati dhe çfarë ke bër me to? Thotë (njeriu): Kam luftuar në rrugën Tënde derisa rashë shehid. Thotë (Allahu): Gënjeve, porse ti luftove (dhe ra shehid) të thonë njerëzit se filani është trim (guximtarë). Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hudhin në zjarr. Dhe, njeriu i cili e mësoi diturinë si dhe ua mësoi atë të tjerëve dhe e lexoi Kur’anin. E sjellin atë melaiket dhe Allahu e njofton me begatitë dhe atij (dijetarit) do t’i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dunja. Do t’i thuhet (nga Allahu): Çfarë ke bërë dhe si i ke shfrytëzuar begatitë që t’i kam dhuruar në dynja!? Thotë (dijetari): Kam mësuar ilmin dhe ua kam mësuar tjerëve si dhe kam lexuar Kuranin vetëm për hirë Tënde. Thotë (Allahu): Gënjeve, sepse ti e mësove diturinë të thonë njerëzit dijetarësi dhe lexove Kur’anin të thonë njerëzit lexues. Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hudhin në zjarr. Dhe, njeriut të cilit ia zgjeroi shumë riskun dhe i dhuroi lloje të ndryshme të pasurisë. E sjellin atë melaiket dhe Allahu e njofton me begatitë dhe atij (pasanikut) do t’i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dunja. Do t’i thuhet (nga Allahu): Çfarë ke bërë dhe si i ke shfrytëzuar begatitë që t’i kam dhuruar në dynja!? Thotë (pasaniku): Nuk lash rrugë që Ti don të shpenzohet në to e që un nuk e shpenzova aty pasurinë time vetëm për hir Tëndin. Thotë (Allahu): Gënjeve, sepse ti e shpenzove pasurinë të thonë njerëzit se filani është bujar (bamirës). Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hudhin në zjarr. [3]

Koment i përgjithshëm:

Syefaqësia realizohet atëherë kur njeriu shtiret në kryerjen e adhurimeve ose zbukurimin e tyre, jo për hir të Allahut, por si shkak i prezencës së njerëzve dhe marrjen e lavdatave prej tyre.

Shumë herë Pejgamberi ﷺ ua tërhoqi vërejtjen shokëve të tij dhe umetit të tij në përgjithësi që të ruhen maksimum nga syefaqësia. Saqë, syefaqësinë e llogariti si pjesë të Shirkut. Syfaqësia, njëherit është edhe shkak i prishjes së veprave dhe zhdukjes së tyre.

Dobitë që i nxjerrim dhe përfitojmë:

1. Ishte shumë i kujdesshëm i Dërguari i Allahut ﷺ, në ruajtjen e shokëve të tij, e sidomos për gjërat që ia rrezikojnë besimin e muslimanit, siç është syefaqësia.

2. Nuk ka dyshim se edhe njeriu i mirë ka mundësi të bjerë në syefaqësi gjatë kryerjes së veprave të mira pa mos e hetuar dhe ditur ai fare.

3. Duhet të dimë dhe të jemi të vetëdijshëm që Allahu i refuzon dhe nuk pranon asnjë vepër e cila është bërë me syefaqësi.

4. Kërcënime të mëdha dhe direkte nga Allahu në Kuran dhe Pejgamberi ﷺ në hadithe në lidhje me ata që bëjnë syefaqësi (apo në lidhje me syefaqësinë në përgjithësi).

Rrashid ibn Husejn Abdulkerim

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

———————————————-

[1] Tirmidhiu: 3154, Ibn Maxhe: 4203

[2] Ibn Maxhe: 3204

[3] Muslimi: 1905, Ahmedi: 8072, Nesaiu: 3137, Tirmidhiu: 2382