PYETJE: Salam alejkum!
A është i vlefshëm abdesi nëse merret në banjo që është pjesë e tualetit?
PËRGJIGJE: Alejkum selam!
Abdesi i tillë është i rregullt. Shumica e banesave dhe shtëpive në qytete dhe vendbanime moderne kanë një zgjidhje të tillë. Ndoshta do të ishte më mirë nëse këto hapësira do të ndaheshin, por në shumicën e rasteve nuk është e mundur.
Nga ana tjetër, banjot dhe tualetet e sotëm janë pak a shumë të rregulluar dhe pastër, ashtu që mundësia e arritjes së papastërtisë në trup apo në rroba është pothuajse minimale.
Farzet e abdesit janë të lidhura me veprime, jo me fjalë, përkatësisht, me lexim, kështu që abdesi është i rregullt edhe nëse nuk lexohet asgjë nga ajo që u përket mustehabeve të abdesit.
rijaset.ba;
Përkthim: Miftar Ajdini