Pyetja:
A është hadithi i saktë: “Ngutja është prej shejtanit, vetëm se në tri raste…”? Dhe cilat janë ato tri raste?
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin ﷺ, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nga ajo që kemi hulumtuar nuk kemi arritur të gjejmë hadith ku thuhet se ngutja është nga shejtani vetëm se në tri raste, por ajo çfarë kemi gjetur është një hadith që përmendet nga Zejnudin Irakiu gjatë autentifikimit të haditheve që gjenden në librin e Gazaliut “Ihja Ulumi din”.
Në këtë hadith Hatim Esemi thotë: “Ngutja është nga shejtani përveç në pesë raste, pasi (ngutja në këto raste) është prej sunetit të Pejgamberit ﷺ: të ushqyerit (e atij që ka nevojë për ushqim), përgatitja e xhenazes, martesa e beqares, pagimi i borxhit, pendimi nga mëkati.”
Kurse shkalla e hadithit nuk definohet.
Allahu e di më së miri.
Alaudin Abazi