1. Magjia është reale dhe e përmendur në Kuran. Madje profetët janë prekur prej saj, por ndikimi i saj tek ata ka qenë vetëm fizik, jo në shpallje.

2. Magjia ka nivele të ndryshme; mund të fillojë me ndikim negativ në gjendjen tënde shpirtërore, ose duke të bërë të shohësh gjëra që nuk janë reale, dhe mund të arrijë deri te sëmundje të pashpjegueshme.

3. Shkuarja te një magjistar do të thotë se ke kryer një nga mëkatet më të mëdha. Nëse magjistari të kërkon diçka për t’ia ofruar xhinëve, atëherë kjo të nxjerr jashtë Islamit.

4. Kur magjia ndodh, ajo ndodh vetëm me lejen e Allahut; si çdo gjë tjetër në univers. Mund të bëhet magjia, por efekti i saj të jetë zero, thjesht sepse Allahu nuk e ka dëshiruar që ajo të ketë sukses.

5. Magjistarët zakonisht mund ta rinovojnë magjinë në periudha të caktuara të muajit ose vitit. Ata nuk janë të gjithë në të njëjtin nivel; klasifikohen sipas lidhjes së tyre me xhinët që i shoqërojnë dhe sipas shkallës së përkushtimit ndaj djallit të tyre.

6. Magjistari zakonisht ka nevojë për një “gjurmë” të personit që do të magjiset: rroba, mbetje ushqimi, e të ngjashme.

7. Magjia mund të jetë “e spërkatur”, mund të vendoset në ushqim ose pije, dhe mund të bëhet edhe vetëm me anë të fotografisë, pa qenë nevoja të hash, pish ose të spërkatet diçka në rrugën tënde.

8. Për sa i përket mbrojtjes dhe shërimit: leximi i sureve Mu‘avidhat (Felek dhe Nas), Ihlas, Kafirun dhe Fatiha në mëngjes dhe para gjumit; dhikret e mëngjesit dhe të mbrëmjes janë shumë të rëndësishme; leximi i sures Bekare (mund ta ndash edhe në pesë ditë); dhe padyshim përkushtimi ndaj namazit, sepse mbyll shumë rrugë ndaj magjistarit.

9. Mund të kërkosh që dikush të të bëjë rukje dhe Allahu mund ta bëjë shërimin shkak nëpërmjet tij.

10. Nuk do të thotë se çdo problem që ke është magji; mos e mbush mendjen me iluzione. Mos lër pas dore të gjitha shkaqet dhe të kapesh pas një të vetme. Një nga shkaqet më të mëdha të çrregullimit dhe mungesës së suksesit janë mëkatet që i bën dhe i nënvlerëson.

Abdullah Rushdi
t.me/hoxheebubekrruli