Pyetja:

A është mëkat kur bën nikah me vonesë, megjithëse këtë nuk e ka ditur dhe është penduar?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Jo, s’ka përse dhe as ka nevojë për pendim, sepse ndonjë herë tradita zë vendin e disa procedurave fetare. D.m.th: origjina është që të fejuarit të bëjnë aktin martesor sipas procedurave që përcakton sheriati, e nëse ndodh që u martuan me fejesë e me nishane e me kafe e me pajë e me dasmë, të gjitha këto do të thonë martesë legjitime. Por, nëse njeriu qëllimisht i lë procedurat islame, quhet mëkatar dhe jo se ka rënë në imoralitet.

Islami i gjeti njerëzit të martuar para Islamit dhe nuk i urdhëroi njerëzit që të përsërisnin aktet e nikahut. Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja