Pyetja:

Unë kam një dyqan të hamburgerëve, picave, çipsave, por duhet patjetër të merrem edhe me mish të derrit, si p.sh.: për sendviça. Kërkoj një përgjigje prej juve se a është mëkat ta përdori mishin e derrit për shitje për shkak se unë jetoj në perëndim?

***

Përgjigjja:

Edhe pse nuk po mund ta di se pse ju patjetër duhet të merreni edhe me mish derri, prapë se prapë, në asnjë mënyrë nuk ju lejohet ta përdorni as për shitje mishin e derrit. Fakti se ju jetoni në perëndim, nuk ua justifikon haramet për t’i vepruar, por kudo që të jeni obligoheni t’i gjeni vetes rrugë të jetesës prej hallallit. Fitimi që mund ta arrish përmjet shitjes së produkteve të derrit, do të ishte i dëmshëm për ju dhe familjen tuaj.

Të jetoni në varfëri, do të ishte më mirë për ju se sa të jetoni si të pasur nga rrugë të ndaluara. Allahu thotë: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.” (Talak: 23)

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku